Pasi demostruesit hodhën bojë të zezë në drejtim të ministrisë së Brendshme reagon edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Në një postim në Twitter, ai shkruan se ky është një veprim i Bashës ndaj një institucioni që e ka turpëruar më parë.
“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij.“- shkruan ai.