Skip to content
Të Gjitha

Bojë ministrisë së Brendshme/ Lleshaj-Bashës: “Dikur e turpërove, sot po e njollos”

· 1 min lexim

Pasi  demostruesit hodhën bojë të zezë në drejtim të ministrisë së Brendshme  reagon edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një postim në Twitter, ai shkruan se ky është një veprim i Bashës ndaj një institucioni që e ka turpëruar më parë.

“Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij.“- shkruan ai.