Protestuesit janë zhvendosur nga demonstrata përballë Kuvendit dhe të kryesuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës, ndodhen momentalisht përballë godinës së Ministrisë së Brendshme.
Me thirrjet “Lironi djemtë tanë”, protestuesit kanë rrethuar godinën e MB dhe kanë hedhur bojë ndaj këtij institucioni.
Sipas protestuesve, ata kanë ndaluar aty për të protestuar për personat që janë arrestuar pa të drejtë, sipas tyre, në protestat e mëparshme të opozitës.