Pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit, u regjistrua një aksident tragjik, teksa humbi jetën një fëmijë 3-vjeç. Ndërkohë vetëm pak minuta pas kësaj tragjedie, u regjistrua dhe viktima e dytë, konkretisht babai i fëmijës. Mësohet se viktimat janë shtetasit që shihni në fotot Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeç.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të banorëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe transportit me shpejtësi drejt spitalit ai nuk ka mundur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të shumta në trup.
Trafiku është bllokuar për shumë minuta në Rrugën e Kombit nga aksidenti, por më pas situata është normalizuar dhe makinat kanë qarkulluar pa problem.
Njoftimi i Policisë:
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz ” . Mjeti tip “Benz ” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Drejtuesi i “Opel”-it që ndërroi jetë në spital dyshohet se në momentin që u fut në parakalim si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë e humbi kontrollin e makinës.