Në datën 19 shkurt, brenda Partisë Demokratike pritet të mbahet gara për kryetaren e Lidhjes Demokratike të Gruas. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma prezantoi edhe kalendarin e punës, i cili nis në datën 5 janar për të përfunduar në 19 shkurt.
Grida Duma u shpreh se në datën 5 janar do të nisë ngritja e grupeve të punës në degët e LDG-së, ndërsa në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetarët e LDG-së në të gjitha degët.
Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma:
Në datën 6 shkurt 2022 do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë në nivel dege dhe pas datës 6 do të hapet një fushatë në nivel qarku ku do të nisë gara në primare për të shkuar në datën 19 shkurt që do të kulmojë me zgjedhjen e kryetares së LDG. Një gjë ka qenë në sinkron. LDG duhet të konceptohet si partnere e PD. Pra nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një kontributore.
Ndër të tjera, Duma prezantoi edhe disa risi të këtij procesi.
Grida Duma:
Disa prej tyre që janë emblemat e LDG ndër vite dhe ne jemi krenare që i kemi kanë qenë pjese e konsultave. Ne të gjitha zonjat si grup i punës jemi të përjashtuara nga gara për kryetaren e LDG-së. Kjo tregon se ky proces nis jashtë çdo konflikti. Ky proces do të ndiqet nga një grup që nuk ka interes për të influencuar në votë