Në protestën e thirrur nga Sali Berisha, protestuesit dogjën flamurin e Serbisë. Pas kësaj ka ardhur një reagim epik nga presidenti Aleksndër Vuçiç.
Duke folur për mediat, presidenti serb ka deklaruar se djegia e flamujve të të tjerëve është një shembull i një populli të paqytetëruar. Gjithashtu Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se marrëdhëniet Beograd-Tiranë janë të shkëlqyera.
Ajo që vlen të theksohet pas këtij reagimi, është se një episod i ngjashëm si në Shqipëri, ndodhi pak javë më parë në Serbi, ku disa të rinj serbë dogjën flamurin kombëtar shqiptar.
Presidenti serb Aleksndë Vuçiç:
Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Unë besoj se “Ballkani i Hapur mund të jetë një makinë për rritjen dhe zhvillimin e të gjithë Evropës. Është e paqytetëruar të digjni flamujt e të tjerëve.
Kujtojmë se pas djegies së flamurit serb në Shqipëri, gjatë protestës së Berishës, policia arrestoi dy shtetas, Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë.
Ndërkohë policia procedoi penalisht edhe 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.