Ministria e Shëndetësisë ka raportuar këtë të enjte rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit. Sipas MSH, këtë të enjte janë regjistruar 319 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit dhe vetëm një humbje jete. Nga 3,843 testime, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 319 qytetarë.
Njoftimi i MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3,843 testime, 319 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 221 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,843 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 319 qytetarë, në këto bashki: 145 në Tiranë, 23 në Fier, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Elbasan, 7 në Mallakastër, Vlorë, 6 në Krujë, Korçë, 5 në Shkodër, Lushnje, Kuçovë, 4 në Tropojë, Gjirokastër, në Vorë, Dibër, 3 në Devoll, Belsh, 2 në Kukës, Lezhë, Rroskovec, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, Gramsh,1 në Malësi e Madhe, Pukë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Delvinë, Libohovë, Kolonjë, Dimal, Cërrik, Librazhd. Janë 5,270 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 66 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 221 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,484 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 319
Të shëruar në 24 orë 221
Të shtruar në spitale 126
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,843
Testime totale 1,452,061
Raste pozitive 206,935
Raste të shëruara 198,484
Raste Aktive 5,270
Humbje jete 3,181
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,527
Fier 608
Durrës 362
Shkodër 350
Elbasan 307
Berat 247
Vlorë 237
Gjirokastër 229
Lezhë 140
Korçë 120
Kukës 70
Dibër 73