Ditën e sotme ka pasur një valë shkarkimesh në administratë.
Kështu mësohet se është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Valdrin Pjetri.
Pas kësaj ai është emëruar në postin e prefektit të Shkodrës.
Po ashtu është shkarkuar dhe drejtoresha e doganave Belinda Ikonomi dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Vasilika Vjerro.
Në vend të Ikonomit do të emërohet Arlind Gjokutaj, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të pastrimit të parave.
Ndërkohë Belinda Ikonomi do të emërohet zëvendësministre e Arsimit.
Posti i Vasilika Vjerros do të zëvendësohet nga Enton Duro, që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në Ministrinë e Finanncave.