Autoritetet Shëndetësore ne Kosovë njoftojnë mbi situatën e Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.
Bëhet me dije se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja, nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, ndërsa derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778 persona.
Ministria si gjithnjë iu bën thirrje qytetarëve të majnë maska dhe higjenën si dhe të respektojnë distancën.
Në total numri i rasteve aktive është 322 persona. Kujtojmë që edhe ditën e djeshme nuk kishte asnjë viktimë të shënuar si pasojë e virusit Covid-19. Vihet re një përmisim i ndjeshëm i situatës së Covid-19 në Kosovë duke evidentuar raportin e viktimave dhe rasteve të reja nga Covid 19 përgjatë 24 orëve.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
29 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 1.265 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.778.
Në total numri i rasteve aktive është 322.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!