Skip to content
Uncategorized

Horoskopi sot, 29 nëntor 2021

· 3 min lexim

Dashi

Një mik apo koleg i vështirë do të largohet së shpejti nga jeta juaj. Një partner romantik mund të jetë kërkues dhe agresiv. Brenda jush mund të lindë një konflikt  që lidhet emocionet ose realitetin  e vështirë. Duke qenë me takt do të mësoni të përballeni me situatën sot.

Demi

Romanca, humori dhe imagjinata do jenë më prezentë sot.  Ju ndiheni  shkëlqyeshëm dhe ngjarjet sociale ju përshtaten. Kujdes nga miqtë e pasinqertë dhe vëreni me kujdes gjestet e tyre.

Binjakët

Mungesa e komunikimit shkakton diskutime të zemëruara familjare. Theksi  do të jetë në riparime, blerje, rinovim. Marsi i shton një avantazh bisedës suaj. Marsi aktivizon karrierën tuaj, por kini kujdes nga kritikuesit që mund të shkaktojnë telashe.

Gaforrja

Kujdes nga njerëzit grindavec dhe shmangni grindjet pasi është thjesht një humbje energjie e  tuaj me vlerë. Mos u mbështetni shumë në angazhimet e njerëzve të tjerë, pasi mund të zhgënjeheni. Merrni masa paraprake kundër alergjive sezonale

 Luani

Diçka që thoni sot mund të lëndojë ndjenjat e një personi tjetër, ndaj bëni kujdes me zgjedhjen e fjalëve. Ju filloni të shihni me qartësi se kujt mund t’i besoni dhe kujt nuk mund t’i besoni dhe nuk keni më frikë t’u besoni emocioneve tuaja të brendshme.

Virgjëresha

Ju keni qenë në një kaos dhe ju duhet të bëni diçka që do t’ju ndihmojë të  ndryshojë gjendjen në të cilën jeni zhyyur. Një ditë për shtrëngim rripi dhe kujdes për investime dhe shpenzime.  Fillimi i një diete është e favorizuar tani.

Peshorja

Filloni një regjim shëndetësor sot, pasi keni qenë shumë të stresuar dhe të mbingarkuar kohët e fundit. Faza fitimprurëse nga pikëpamja financiare. Do të shfaqen mjete për të rritur të ardhurat tuaja dhe investimet e reja do të jenë fitimprurëse.

Akrepi

Një informacion sekret do t’iu bëjë më të v etëdijshëm në lidhje me disa gjëra. Një person në maskën e një miku po dëmton reputacionin tuaj. Në punë po hapet një rrugë e re e cila do të sigurojë bazën për shumë kënaqësi në të ardhmen.

Shigjetari

Përdorni kreativitetin tuaj për të gjetur zgjidhje. Ju mund të krijoni lidhje të reja nëse luani  letrat tuaja siç duhet. Shkoni me rrjedhën dhe mos lejoni që atmosfera e paqëndrueshme t’ju shqetësojë.

Bricjapi

Përsa i përket karrierës ju do të shkëlqeni. Një ditë për të qenë të sigurt dhe me vetëbesim në vetvete. Ju jeni të mirë,  ju e dini atë, kështu që tregoni botës për të. Koha për të reduktuar konsumin e ushqimit dhe alkoolit.

Ujori

Vëmendja juaj e përpiktë ndaj detajeve shpërblehet sot.  Çorganizimi ose mungesa e informacionit mund të jetë disfavorizues për ju.

Peshqit

Është koha e duhur për të mirëpritur një mik të ri në jetën tuaj. Mundësitë e karrierës janë të shumta, por jo dita për vendime të mëdha. Këshillohet që të tregoheni të matur dhe të mos nxitoni në sipërmarrje të reja dhe shpenzime të panevojshme.