Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku sapo është bërë për herë të parë baba. Lajmin e ka bërë të ditur ai personalisht me anë të një fotoje nga spitali në Britani ku lindi edhe fëmija që është i gjinisë mashkull.
“Faleminderit Zotit të gjithësisë për këtë mrekulli që më solli sot. Në të njëjtën datë ka lindur edhe nusja në 27 nëntor. Mirëseerdhe në këtë jetë, djali im Matin Marku. Zoti të dhëntë shëndet, fat dhe një jetë sa më të lumtur. Babi dhe mami do të duan pa kufij gjithmonë”– shkruan Marku në profilin e tij në Instagram.
Boskieri shqiptar po përjeton momente të sukseshme si në karrierë ashtu edhe në jetën perosnale.
Kujtojmë që Florian Marku ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj boksierit francez Jorick Luisetton. “Mbreti shqiptar i ringut” dominoi thujase në të gjitha raundet duke mos e vënë asnjëherë në diskutim triumfin.
“Unë nuk kam frikë, tha ai, do të jap zemrën time për këtë sport. Unë do shkoj në Shqipëri dhe dua të të bëj një ndeshje atje, e do të kthehem përsëri të punoj”, tha Marku
Gjithashtu Marku pas duelit ftoi të gjithë boksierët, duke u shprehur i gatshëm të përballet me të gjithë.
“Faleminderit të gjithëve që ishit këtu. Ishte një luftë e vështirë, por ai nuk është në nivel timin. Tentova ta nokautoja, por nuk munda. Ishte paksa e vështirë. Të gjithë boksierët britanik, apo nga e gjithë bota, ejani m’i sillni këtu. Jam i gatshëm të përballem me të gjithë. Dua të luftoj në Tiranë, në stadium atje. Këtë e dua më së shumti. Shpresoj që gruaja ime ende s’ka lindur, sepse ajo është në ditet e saj të lindjes. Ju dua”, deklaroi Marku pas ndeshjes.
Pas ndeshjes, Marku ka falënderuar zotin për çdo gjë. Pas fitores ai është shprehur: “Dje ishte një atmosferë e zjarrtë. Vitin tjeter do rikthehem per te mbrojtur titullin ne Shqiperi, ne Tirane tek stadiumi Air Albania. Mezi pres te ndeshem ne atdhe prane Shqiptareve te mi”
Marku e shprehu para ndeshjes dhe pas ndeshjes se tanimë dëshiron që ndeshja e radhës të zhvillohet në Shqipëri.
Një ndeshje në atdhe ku do të mbronte një titull është një ëndërr e Markut, por edhe e shumë shqiptarëve që krenohen me të.