Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Raportohet për Abcnews.al se 20 të parët jane dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse kanë përdorur, janë apo jo përdorues.
Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.
Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike. Sakaq, duket se Nano i ka marrë në konsideratë dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi për të verifikuar gjendjen e tyre.
“Punonjësit e Policisë dhe Administratës shtetërore duhet të bëjnë testin e drogës me detyrim,pasi përfitimi do të jetë i madh për shtetit, më i madh se kostoja”, ky është propozimi që ka hedhur më herët studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme.
Kujtojmë që testi i drogës është kërkuar edhe për zyrtarët politik shpesh herë.
Partia Demokratike ka pasur para më shumë se 5 viteve një qëndrim të prerë politik për të përfshirë në ligjin e shumëdebatuar për dekriminalizimin testin e drogës për zyrtarët e lart.