Skip to content
Aktualitet

Gledis Nano urdhëron testin e drogës për punonjësit e policisë

· 2 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Raportohet për Abcnews.al se 20 të parët jane dërguar ditën e sotme pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, reparti i toksologjiese për të saktësuar nëse kanë përdorur, janë apo jo përdorues.

Kujtojmë se testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve.

Nuk kanë munguar akuzat se në radhët e policisë së shtetit ka edhe përdorues të lëndëve narkotike. Sakaq, duket se Nano i ka marrë në konsideratë dhe punonjësit do t’i nënshtrohem tashmë një testi për të verifikuar gjendjen e tyre.

“Punonjësit e Policisë dhe Administratës shtetërore duhet të bëjnë testin e drogës me detyrim,pasi përfitimi do të jetë i madh për shtetit, më i madh se kostoja”, ky është propozimi që ka hedhur  më herët  studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivës në Ministrinë e Brendshme.

Kujtojmë që testi i drogës është  kërkuar edhe për zyrtarët politik shpesh herë.

Partia Demokratike ka pasur para më shumë se 5 viteve një qëndrim të prerë politik për të përfshirë në ligjin e shumëdebatuar për dekriminalizimin testin e drogës për zyrtarët e lart.