Pavarësisht se është vetë autore dhe moderatore e emisionit të saj, “Dua të të bëj të lumtur”, kjo s’do të thotë që fundjava është për të pushuar.
Arbana Osmani publikoi paraditen e djeshme një foto, ndërsa shkroi krah saj:
“Kush është zgjuar për të punuar të dielën, të ngrejë dorën”.
Moderatorja pozonte ulur sipër një tavoline me disa letra në duar, e veshur “casual”, por në sy na bie trëndafili i kuq, që duket se i është dhuruar Arbanës.
Por Arbana nuk punoi e vetme të dielën, pasi nga postimi i regjisorit të emisionit, Eduart Grishaj, kuptojmë se edhe ai ka qenë në krye të detyrës ditën e djeshme.
I dashuri i përfolur i moderatores publikoi një foto ku pozonte pranë një makine, ndërsa në mbishkrimin e fotos shkruante:
“Na ka lodhur kjo puna të dielën”.
Dyshimet janë që dyshja ka punuar bashkë për puntatën e re të programit “Dua të të bëj të lumtur” dhe kjo nënkupton që të dielën mund ta kenë kaluar bashkë. Në këtë mënyrë mund të kuptojmë se kush ishte dhuruesi i trëndafilit!
/ Iconstyle.al