Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mjerim/ Kryefamiljari: Fëmijët i ushqej nga kazanët e plehrave, dua vetëm punë

23:42 22/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi…”, këto janë vargje që më së miri sot i përshtaten familjes Çuko në Ferm-Çlirim të Fierit. Një familje e varfër me 7 pjesëtarë, kryefamiljari, bashkëshortja dhe 5 fëmijë, të cilët Erjona, zonja e shtëpisë, thotë se i ka rritur me bukë thatë.

Madje tregon se kur ngeli shtatzënë për herë të fundit ka menduar të abortojë, pasi nuk kishin asnjë lloj mundësie, madje tregon se fëmijët kanë qëndruar edhe tre ditë pa bukë, vetëm se nuk kishte çfarë t’ju jepte.

Lotët dhe ngashërimi për këtë familje janë pak kur babi i shtëpisë, Gentiani thotë se mbledh bidona për të mbajtur shtëpinë dhe ka arritur deri aty sa të kërkojë për ushqim tek kazanët e mbeturinave.

Gjithçka kërkon është vetëm një çati mbi kokë dhe mundësi për të ushqyer fëmijët e tij, pasi ashtu siç edhe ai e thotë, ka zgjedhur këtë rrugë të ndershme për t’i siguruar qoftë edhe një gjë të vogël familjes.

Pjesë nga emisioni ” Shqiptarët për Shqiptarët në News24.

Erjona: kam vuajtur shumë, fëmijët edhe tre ditë pa bukë kanë qëndruar. Kur nuk kisha bukë thatë, u jepja vetëm ujë. E kam pasur shumë të vështirë për ti ushqyer. Komshia bënte buke dhe na i falte. Motra me jepte thesin me miell të ushqeja fëmijët. Një bidon qumësht nuk kam pasur tu jap. I kam rritur me ujë me sheqer, sheqerin e merrja me listë në dyqan. Për tu blerë librat morëm overdraft, sot shlyejmë borxhet pasi u blemë fëmijëve rroba dhe libra shkolle. Unë kam punuar pastruese më parë, vëllai më ka vdekur nga leucemia.

Kur isha shtatzënë, doja ti abortoja fëmijët. Më doli vëllai në ëndërr më tha do ti mbash fëmijët. Mora vesh që kisha dy binjakë, qava me të madhe, u bëra me pesë fëmijë. Kemi pasur konflikte me pronat që kemi pasur më parë. Nëse më ndihmoni vetëm për këta fëmijë, një çati në kokë, do mundohem më shumë për këta fëmijë. Nuk dua të vuajnë më jemi në shtëpinë e botës këtu.

Erjona: Luisi, djali im në vend që të ulet, merr një thes dhe del për bidona, në vend që të mësojë. Nuk dua që ai të bredhi nëpër kosha plehrash, ata sakrifikojnë, më ikin fshehurazi dhe i sjellin thasët në derën e shtëpisë. I drejtohem Elvisit dhe Sidritit të vënë dorën në zemër për këta fëmijë. Kërkoj ndihmën e gjithë shqiptarëve ku janë, dua që fëmijët të ecin përpara. Shpresoj që fjala ime si nënë të dëgjohet!

Gentian Çuko, kryefamiljari nuk i mban dot lotët kur thotë se gjen ushqime nëpër kazanë të mbeturinave

Gentiani: Kur nuk gjej bidonë, trishtohem them kalamajtë më ngelën pa bukë, të gjitha i mbledh, ndonjëherë nuk gjej gjë. Ndihem i fyer që arrita në këtë gjendje, e bëj për fëmijët që kam arritur në këtë pikë, fëmijët më shikojnë nga duart ca u çoj për të ngrënë. Kur nuk kam gjë, u them babi do u sjelli nesër!

Zgjodha këtë rrugë, është rrugë e ndershme. Edhe nga koshi i mbeturinave kam ngrënë, të arrija të mblidhja nga koshi, edhe këtu kam arritur, shkoj në një kosh afër supermarketit, ato gjerat ua kam çuar u kam thënë, i bleu babi. Nuk qaj kurrë në sy të tyre, qaj nëpër kosha! Po nuk punova unë ata nuk hanë! Vajzat e vogla duan të hanë, nuk di si ti ushqej fëmijët, me këtë punë nuk mundem!

https://youtu.be/fQY-pw01a_4

Etiketa: apel per ndihmefiergentjan cukomjerimvarferi

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Flakët vazhdojnë të përpijnë malin e Priskës/Digjen 10 hektarë pyll, s’ka ndërhyrje as nga toka e as nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.