Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël. E ftuar në emisionin “Open”, Lala ka thënë se grabitësit nuk synonin paratë, por disa dokumente, megjithatë biznesmeni nuk e tregon se për çfarë dokumentash bëhet fjalë.
Lala ka thënë se prokuroria ka informacione për pesë persona, njëri prej të cilëve ka qenë i pamaskuar. Ajo ka treguar se një detaj i rëndësishëm është fakti se Çangu e ka kafshuar njërin nga personat, ndërsa gjurmët e gjakut duhet të cilësohen si provë shumë e rëndësishme.
“Bëhet fjalë të paktën për 5 persona. Një automjet vetëm 4 ditë më parë janë konstatuar të maskuar, por duke qenë se bëhet fjalë për Niklën, nuk guxon kush të flasë. Sipas të dhenave paraprake, rezulton që kanë hyrë nga pjesa e pasme, kanë mbyllur në një dhomë vajzën, bashkëshortën dhe një të njohur. Sipas dëshmisë së vajzës njëri nga personat ka qenë i pamaskuar. Biznesmeni nuk tregon çfarë dokumentash kanë kërkuar. Duke qenë se Nazmi Çangu jepte para me fajde, dhe në momentin që ka rezistuar ai është dhunuar. Prokuroia ka informacione për 5 persona, njëri i pamaskuar. Ka një detaj të rëndësishëm. Njërin nga personat Nazmi Çangu e ka kafshuar. Gjurmët e gjakut janë provë shumë e rëndësishme për hetim”, tha Lala.