Një ngjarje tronditëse ka ndoddhur në Vlorë pasditen e sotme, ku një person ka vrarë me armë zjarri xhaxhain e tij e më pas ka vrarë veten. Mësohet se 39-vjeçari Genci Koreta ka qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tij 64-vjeçar, Jorgji Koreta. 39-vjeçari ka vrarë veten me të njëjtën armë, e cila është sekuetsruar nga policia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta e më pas ka degraduar në tragjedinë e rëndë. Ndërkohë, bëhet me dije se në banesën ku ndodhi ngjarja ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët kanë raportuar ngjarjen, por priten ende informacione të tjera për të mësuar çfarë ndodhi.
Grupi hetimor është duke vijuar punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.