Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë tre nga personat që ranë në pranga për kontrabandë medikamentesh në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”. Për dy doganierët Enkel Shehi dhe Artan Topuzi dhe pronarin e furgonit Behar Lleshi është lënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Teksa arrestimi it re personave të sipërpërmendur është cilësuar i paligjshëm, Gjykata ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e shtetasit Granit Kerxhaliu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Konrabanda me mallra te tjere”. Por edhe ndaj tij është lënë vetëm masa e sigurisë “detyrim paraqitje”
Njoftimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës:
Ka disponuar me Vendimin nr. (11-2021-6704) 592, datë 22.10.2021, ku ka vendosur:
Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Granit Kerxhaliu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Konrabanda me mallra te tjere” të parashikuar nga neni 173,174,248 te K.Penal. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Granit Kerxhalliu atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet personi nën hetim Granit Kerxhalliu që të paraqitet në policinë gjyqësore pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Granit Kerxhalliu, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
Te rrezoje kerkesen per vleresimin e ligjshem te arrestit ne flagrance ndaj shtetasve Behar Lleshi, Enkel Shehi dhe Artan Topuzi si arrest i paligjshem. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Behar Lleshi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Behar Lleshi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.
Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Enkel Shehi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Enkel Shehi, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Artan Topuzi atë të “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” të hënën e parë të çdo muaj në orën 11:00 deri në përfundim të procedimit penal ndaj tij parashikuar nga neni 234 i K Pr Penale.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Artan Topuzi nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, duke filluar të përllogaritet ky afat nga e nesërmja e komunikimit të tij të arsyetuar. U shpall sot në Durrës, më datë 22.10.2021.