Një ngjarje e rendë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Mësohet se personi personi i plagosur është Demir Backa, rreth 50 vjeç. Ndër të tjera, bëhet me dije se ai është dërguar në spitalin e Fierit dhe është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në pranë zonës së njohur si “ish-QTU”, ndërsa autorët kanë goditur me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje Backën, i cili po ashtu ndodhej në makinën e tij të parkuar tip “Audi”.
Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në hyrje të bypass-it të Fierit, e cila dyshohet të jetë e autorëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar gjithë zonën, ndërsa janë duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit ose autorëve të plagosjes. Po ashtu grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e krimit. Pritet ende një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë. Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një konflikt mes personave që janë përfshirë, apo kemi të bëjmë me një atentat të mirëmenduar. Ndërkohë, nuk ka ende informacione nëse Backa mund të ketë pasur konflikte më të hershme që mund të kenë çuar në ngjarjen e sotme, ku ai mbeti i plagosur.