Banorët në fshatin Greps në njësinë Administrative Nikël të Krujës protestuan pranë ambjenteve të shkolles së fshatit. Sipas banorëve një person kërkon t’i zhvendosë nga pronat dhe shtëpitë e tyre. I frikësohen ndonjë të papriture duke menduar se mund te paraqiten fadromat e INUK, dhe të kryejnë shembjen e shtëpive.
Banorët janë prej vitesh në procese gjyqësore dhe akuzojnë se vendimet e institucioneve kanë qenë të padrejta, duke favorizuar personin në fjalë, i cili i ka mashtruar.
Ai ka blerë në mënyrë të paligjshme pronat e tyre dhe ka falsifikuar dokumentat.
Banorët janë shumë të revoltuar dhe shprehen si më poshtë;
“Ne jemi banues këtu dembabaem. Nuk e di se cfarë ka bërë ky personi Meshit Vorpsi por na ka grabitur pronat të gjithëve. Sesi i ka rregullu letrat, se çfarë ka bërë me letrat se ka shkuar të fusë duart në hipotekë, ka pasur lekun dhe ka bërë çdo gjë. Këtu ka qenë rruga ekzistuese që në kohën e patisë së punës. Ne e blemë hyrjen aty dhe më pas e devijuam se ishte për t’u bërë rrugën.
Ai nga kjo pjesë këtu ka arritur të hyjë dhe të shkojë deri në derën e shtëpisë. Unë kam certifikatën këtu. Ka grabitur vendin dhe ka vënë emrin e vet. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Edi Rama mos të flejë gjumë bashkë me ato politikanët e tjerë. Na ka grabitur pronat të gjithë neve. Kush është ai, apo pse ka lekun i bën të gjithë këto gjëra”.