Ish-kandidati për deputet i Lëvizjës Socialiste për Integrim, Etion Joka është arrestuar pas video-përgjimit ku ai dukej duke shpërndarë para në këmbim të votave në zgjedhjet e 25 prillit. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës disa muaj më parë dhe akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, ndërsa ndaj tij është vendosur në mungesë masa e sigurisë “Arrest në burg”,
Njoftimi i policisë për arrestimijn e Jokës.
Nga specialistët për Hetimin e Korrupsionit u bë ekzekutimi i vendimit penal, për shtetasin E. J, 32 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Njoftimi i Policisë për shpalljen e Jokës në kërkim:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.
Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.