Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga Korça se përpjekja e tij nuk është personale dhe qëllimi është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ai ka pranuar se do të rikthehet i hapur për çdo fundksion dhe në mënyrë absolute do të mirëpresë çdo rival. Berisha tha se pozicionin e tij do të përcaktojë anëtarësia e PD.
“Ne jemi të vendosur të ruajmë si drejtim më themelor drejtimin tonë perëndimor, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të. Këtë çështje do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Ndaj ftoj çdo delegat të firmosë formularin për Kuvendin. Mbledhja e tij është jetike për të shpëtuar Partinë Demokratike. Përpjekja ime nuk është personale. Qëllimi madhor është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ju do të pyesni ku e sheh veten? Unë pyeta veten pse ma bënë këtë? Çfarë kam bërë unë? Unë kisha denoncuar krimin, korrupsionin dhe isha kundër ndryshimit të kufijëve. Një thirrje e brendshme ishte që ti do të rikthehesh. Unë nuk kisha rol drejtues. Tani do të rikthehem i hapur për çdo funksion. Në mënyrë absolute do të mirëpres çdo rival dhe rivalët ne nuk i largojmë. Anëtarsia e PD-së do të përcaktojë pozicionin tim”, ka thënë ish kreu i PD.
Ai gjithashtu ka thënë se Rama largohet nga pushteti vetëm me protesta dhe jo me votat që kontrollon ai vetë dhe as me opozitën që ka përballë.