Fifi dhe Graniti janë dy personazhet e Big Brother Vip që kanë marrë vëmendje për afrimitetin e tyre, por siç duket gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë. Me sa duket Fifi nuk e përballon dot vëmendjen që Graniti u jep vajzave të tjera në shtëpi dhe kjo siç duket ka nxitur një “krisje” mes të dyve.
Këngëtarja e ka nisur me ironi dhe batuta për afrimitetin mes Granitit dhe Semit, por ky i fundit ka reaguar i paqartë për sa Fifi i tha.
Pak më vonë këngëtarja e ka qëndruar e vetme në shtratin e saj dhe e përlotur i ka thënë Graniti dhe nuk do të bëhet pengesë për një mundësi mes tij dhe Semit.
“Unë e di se si e sheh ti atë dhe nuk dua të të bëj presion”, tha Fifi.
Por Graniti e ka mohuar diçka të tillë dhe i tha Fifit që të mos e lodhë veten me mendime të tilla, por të qeshë e të gjallërohët.
“Nëse do kisha pëlqim për të do kisha flirtuar me të, më jep mundësinë të të tregoj që jam i vërtetë”, tha Graniti.
Kujtojmë se pas rikthimit nga dhoma e dënimeve Graniti e surprizoi këngëtaren duke vendosur një zemër me trëndafilë dhe qirinj në shtatin e saj.