Kryeministri i vendit Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas përplasjeve të ashpra që ky i fundit pati me deputetin socialist, të cilin kreu i PD-së e cilësoi si “plehrë, fundërrinë”.
Rama e nisi fjalën e tij në Kuvend duke shprehur keqardhje për gjuhën që ka përdorur kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe i ka thënë që të mos im imitojë foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai a vazhduar më tej duke thënë se pas vitit të vështirë 2020 aktivitetet ekonomike në vendin tonë sipas tij po ringrihen fuqishëm.
“Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit.
Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot. Duke ju referuar atyre që u thanë këtu, meqë u soll FMN, FMN e kam këtu përpara në deklaratën, në përfundim të misionit dhe po e citoj ‘Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020 aktiviteti ekonomiko po ringrihet fuqishëm’”, tha Rama