Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Parkut në Tiranë, ditën e sotme. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy persona me armë zjarri, por ende nuk ka informacione më të detajuara në lidhje me këtë ngjarje.
iranSipas informacioneve zyrtare rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli , rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe ambulanca. Policia po bën krehjen e zonës duke ngritur pika kontrolli për të kapur autorin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.