Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë për mediat ka bërë të ditura disa nga vendimet që ka marrë Këshilli i Ministrave. Ahmetaj ka treguar se në 25 nëntor do të fillojë shpërndarja e apartamenteve për banorët të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndër të tjera ai ka siguruar se procesi do të jetë transparent. ndërsa siguroi se gjithë procesi do të jetë transparent. Gjithashtu ai ka thënë se në vendin tonë është përshkruar shpërndarja, pasi kalon në lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët. Gjithashtu ai ka sqaruar se shpërndarja do të bëhet me short publik.
“Kemi marrë vendim për hapjen e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Bashkinë e Vorës për përshpejtimin e procesit të rindërtimit. Një vendim i rëndësishëm për qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti për mënyrën si do shpërndahen njësitë individuale dhe apartamentet duke filluar nga 25 nëntori i këtij viti, ku do shpërndahen pjesa e parë. Në vendim është përshkruar shpërndarja, pasi kalon lista prioritare, që nga familjet në nevojë, me ndihmë ekonomike, me pensionistë të vetmuar dhe më pas për qytetarët shpërndarja do bëhet me short publik transparent që do organizohet nga njësitë vendorë“, tha Ahmetaj.