Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme, në lagjen “24 maji” . Mësohet se dy persona janë konfliktuar fillimisht me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e sendeve të ftohta.
Pasi janë konfliktuar me thika ata kanë përfunduar të dy në spitalin e Vlorës de mësohet se gjendja e një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Dy shtetasit janë Kujtim Salija, i ili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës, pasi ka marrë disa goditje me thikë dhe Jetnor Hoxhaj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë :
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.