Në 24 orët e fudnit në Shqipëri janë regjistruar 195 raste pozitive me Covid-19, një rënie në krahasim me ditën e djeshme, kur raportoheshin 325 raste. Numri i viktimave mbetet i pandryshuar, teksa 9 qytetarë kanë humbur betejën me virusin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Rastet active në të gjithë vendin janë 6,952.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.
Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 347
Të shtruar në spitale 161
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2,569
Testime totale 1,240,204
Raste pozitive 175,163
Raste të shëruara 165,434
Raste Aktive 6,952
Humbje jete 2,777
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3060
Durrës 824
Fier 691
Shkodër 559
Vlorë 345
Elbasan 342
Lezhë 269
Berat 237
Gjirokastër 214
Kukës 159
Korçë 136
Dibër 116