Guvernatori i Bankës, Gent Sejko ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku ka thënë se ekonomia e Shqipërisë është në trend rritje. Gjithashtu ai ka shtuar se inflacioni do të kthehet në nivelin e qëndrueshëm deri në vitin 2022.
Sejko është ndalur edhe në rritjen e çmimeve dhe ka thënë se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.
Pjesë nga fjala e Gent Sejkos
Sot Këshilli Mbikëqyrës miratoi raportin e ndërmjetëm të politikës monetare. Informacioni i ri tregon rikuperim të shpejtë të aktivitetit ekonomik në vend, por edhe presion të rritjes së inflacionit në Shqipëri dhe në botë.
-Kemi rritje me bazë të gjerë të kërkesës për mallra dhe shërbime.
-Disbalancat e përkohshme të kërkesës dhe ofertës në tregjet ndërkombëtare kanë sjellë goditje shtesë mbi inflacionin përtej atyre të diktuara nga rimëkëmbja ekonomike.
-Parashikohet rritje të mëtejshme e ekonomisë në afatmesëm duke krijuar premisa për kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv brenda vitit 2022, por materializimi i projeksioneve mbetet i kushtëzuar nga pandemia, qëndrueshmëria e rimëmbëmbjes së ekonomisë botërore dhe goditja aktuale e ofertës.
-Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në ecurinë e inflacionit në vend dhe botë, pritet të jetë kalimtar por me rrezik të nivelit të inflacionit dhe shpejtësisë së rimëkëmbjes.
Duke gjykuar mbi zhvillimet, si dhe balancën e rreziqeve, u pa e nevojshme për: Ruajtjen e kahut stimulues të politikës monetare, ka vijuar dhe do vijojë të shërbejë për inflacionin në objektiv si dhe mbështetjes së rritjes ekonomike.
Detajet e vendimmarrjes:
Inflacioni shënoi vlerat 2.2 dhe 2.4 % në korrik –gusht duke ardhur në rritje. Rritja e inflacionit pasoi çmimet e naftës, por artikujt e tjerë të shportës nuk pësojnë rritje të ndjeshme. Rritja e inflacioni pasqyron goditjet nga vendi i huaj si paspjë e rritjes në tregjet ndërkombëtare.