Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sondazhi/ Shumica e amerikanëve duan më shumë diplomaci dhe më pak veprime ushtarake

18:53 30/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një sondazh i ri në nivel kombëtar, i kryer nga Fondacioni “Grupi i Euroazisë” ve në dukje se pjesa më e madhe e amerikanëve mbështesin më shumë veprimet diplomatike e më pak dislokimet e trupave ushtarake në të gjithë botën. Ky është sondazhi i parë në shkallë të gjerë, kryer që nga fundi i luftës 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Korrespondentja e “Zërit të Amerikës” Cindy Saine njofton.

Me largimin e trupave të fundit amerikane nga Afganistani në muajin gusht, pas 20 vitesh qëndrimi atje, Presidenti Joe Biden tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Uashingtoni po kalon nga një epokë e “luftrave të vazhdueshme”, në një epokë të “diplomacisë së vazhdueshme”.

Një sondazh i ri kombëtar, që përfshiu 2,000 amerikanë me të drejtë vote, gjeti se shumica e tyre, duket se pajtohen me këtë qëndrim.

Pjesa më e madhe e të anketuarve nga Fondacioni “Grupi i Euroazisë” janë për një zvogëlim të numrit të trupave ushtarake amerikane, si dhe të angazhimeve mbi çështje të sigurisë jashtë vendit. 58 për qind thonë se janë për një rritje të angazhimit diplomatik amerikan.

Caroline Grey është një nga studiueset kryesore, që janë marrë me sondazhin.

“Ne gjetëm se pjesa më e madhe, 62 për qind, mendojnë se mësimet më të rëndësishme, që u morën nga lufta, ishin se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të merren me çështje të ndërtimit të një kombi, ose se SHBA-të duhet të dërgojnë trupa në një vend të rrezikshëm, vetëm nëse kërcënohen interesat jetike kombëtare”, thotë ajo.

Sipas sondazhit, në mesin e amerikanëve më të rinj, të moshës 18 deri në 29 vjeç, 80 për qind besojnë se nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndodhen nën rrezik për t’u sulmuar, presidenti duhet të kërkojë miratimin e Kongresit përpara se të urdhërojë veprime ushtarake jashtë vendit.

“65 për qind e amerikanëve më të rinj në moshë, janë për rifillimin e negociatave bërthamore me Iranin. Ata janë më skeptikë ndaj një Amerike që rrit praninë e saj ushtarake në Azinë Lindore për t’iu kundërvënë një Kine që po forcohet. Shumica e tyre gjithashtu janë për uljen e shpenzimeve amerikane për mbrojtjen. Pra, ata kanë shumë më shumë gjasa sesa amerikanët më të mëdhenj në moshë, që të jenë për një zvogëlim të gatishmërisë ushtarake të Amerikës dhe mbështetja tek ushtria në zgjidhjen e sfidave globale”, thotë Caroline Grey, e Fondacionit “Grupi Euroasia”.

Në sondazh amerikanët shfaqen të ndarë mbi atë se cila mund të ishte qasja më e mirë ndaj Kinës dhe Rusisë. 40 për qind thonë se nuk e dinë se çfarë duhet të bëjnë Shtetet e Bashkuara nëse Kina do të pushtonte Tajvanin. Kjo duket të jetë në kontrast me atë që një ekspert thotë se është konsensusi dypartiak mes udhëheqësve të politikës së jashtme amerikane.

“Mendoj se në fushën e sigurisë, Uashingtoni, siç ju e dini mirë, është i fiksuar me Kinën, si një konkurrent në rritje. Vetë presidenti ka folur shumë shpesh për këtë periudhë që po kalojmë, një periudhë të konkurrencës mes fuqive të mëdha, të demokracisë kundër autokracisë dhe të një shqetësimi real, se Kina si një autokraci, që ka shumë burime e një plan të qartë, ka për qëllim të dominojë çështjet globale”, thotë Christopher Skaluba, i Këshillit të Atlantikut.

Duke iu referuar ndihmës ndërkombëtare, sondazhi gjen se amerikanët janë më shumë për ndihmë humanitare, ndihmë në rast katastrofash dhe lidhur me COVID-19, e më pak, për ndihmë ushtarake e shitje armësh./VOA

Etiketa: shbasondazh

Të lidhura

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë
Aktualitet

Musk dhe Ramaswamy në mision për të shpërbërë burokracinë

Në një deklaratë të tijën ditën e martë, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi se Elon Musk, pronari i Tesla dhe...

08:56 13/11/2024
Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 4 persona, vetëdorëzohet autori

Autori i sulmit me thikë që plagosi katër persona në Ferizaj është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Ai do të...

21:26 12/11/2024
Para
“Listat të hapen 100%”, Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesat para 25 prillit

"Listat të hapen 100%", Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesat para 25 prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.