Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha ditën e sotme në Ishull Lezhë.
Mësohet se autori i vrasjes është 21-vjeçari Aldo Rama. I cili ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë. Autori qëlloi me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë u plagos efektivi i policisë Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve që kishte marrë.