Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të martë çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm saimir Tahiri. Vetë Tahiri do të jetë i pranishëm në seancë, bashkë me përfaqësuesit e tij ligjorë.
Trupta që do të shqyrtojë çështjen në ngarkim t ëish-ministrit të Brendshëm në Gjykatën e lartë, kryesohet nga nga Ilir Panda dhe 2 anëtarët Sokol Sadushi e Ervin Pupe.
Ish-ministri Saimir Tahiri është dënuar nga gjykata për krimet e rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Apeli i Posaçëm nuk e pranoi vendimin dhe e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë. Megjithatë, Tahiri iu drejtua Gjykatës së Lartë përmes avokatit të tij dhe pritet që ditën e sotme të shqyrtohet çështja.
Kujtojmë se ish-kreu i i policisë së Vlorës, Jaeld Çela është dënuar me tre vite e katër muaj burg. Ashtu si ish-ministri Tahiri, edhe Çela e kundërshtoi vendimi e Apelit, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim. Po ashtu Çela do të jetë i pranshëm në Gjykatë. Ata të dy akuzohen se kanë favorizuar grupin Habilaj në trafikun e lëndëve narkotike nga Vlora drejt Italisë, në periudhën kur Tahiri ka qenë në detyrë si ministër i Brendshëm dhe Çela ishte në krye të policisë së Vlorës.