Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der leyen ka mbërritur mëngjesin e ostëm në Tiranë, ku është pritur me ceremony zyrtare nga kryeministri Edi rama në Pallatin e Brigadave.
Ajo ka nisur prej ditës së sotme vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor, të cilën do e vazhdojë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e më pas Serbi e Bosnjë Hercegovinë.
Para mbërritjes në Shqipëri, Von der Leyen dha një mesazh në Tëitter, ku shkruante se të gjithë vendet ndajnë një të ardhme të përbashkët europiane dhe kjo është duke u përgatitur tani; me përballimin e COVID së bashku, investimet strategjike dhe mundësitë për rininë.
Mesazhi i plotë:
Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.
Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.
Ne jemi duke e përgatitur atë tani.
Duke kapërcyer COVID, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.
Në axhendën e ditës së sotme është parashikuar që Von der Leyen të takohet edhe me presidentin Ilir Meta. Më pas, së bashku me kryeministrin Rama presidentja e KE do të vizitojë shkollën “Korab Muça” në Qerekë të Krujës, shkollë e cila është rindërtuar përmes programit ‘BE për shkollat’ pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas kësaj do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.