Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë në një vizitë zyrtare. Ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti në një ceremon zyrtare. Kryefjala e bisedimeve pritet të jetë çështja e reciprocitetit me Serbinë dhe “Ballkani i Hapur”, ku Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë. Pas takimit mes tyre, prite që Rama dhe Kurti pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët.
Rama do të takohet edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetarët e PDK, AKR-së dhe Nismës.
Axhenda e plotë:
08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.
09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp
10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)
11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)
12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)
13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.
15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)