Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk ka pasur qëllim të rikthehej pas vendimit për t’u tërhequr në vitin 2013, por rrethana të tilla e detyrojnë që t’i dalë zot Partisë Demokratike. Nga Vlora ku po mban foltoren e radhës, Berisha ka thënë se këtë që po bën, nuk është duke e bërë për veten e tij.
“Miqtë e mi, ju kam kërkuar ndjesë ju dhe ju garantoj se në qëllimin tim nuk ka patur asnjë lloj shkaku tjetër përveç një vendimi tim të largimit pa kthim.
U largova dhe në çdo dalje largimi është pa kthim. Nëse shikoja ose imagjinoja të kthehesha, do të mblidhesha me projekt. Kisha vendosur të mos kthesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri për t’i dalë zot. Po, po, me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Jo, dhe do ja u argumento”, u shpreh ish-kreu demokrat.
Ai tha se akuzat ndaj tij për shpalljen non-grata ishin të rënda dhe për këtë nisi edhe gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit. Berisha ka thënë se u akuzua sepse iu kundërvu Sorosit. Ai deklaroi se u shpall non-grata nga lobimi i Ramës për Sorosin dhe sërish akuzat i quajti shpifje.
„Më 19 maj, në mënyrën më absolute për mua, politike, hakmarrëse, unë shpallem non-grata për korrupsion domethënës. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë thoshte ai nuk është i korruptuar. Pa më akuzuar kush kurrë, pa patur një dokument kombëtar e ndërkombëtar, më akuzove po, kjo është gjë shumë e rëndë, tani unë, ju që më akuzuat do shkojmë në gjyq. Ai ështën jë nga 2-3 njerëzit më të fuqishëm të botës. Ai është kreu i DASH, kisha shumë respekt, zyrë që ndoshta unë mund të kem hyrë më shpesh. Nga marsi i 1991derisa jam larguar nga detyra kam takuar çdo Sekretar amerikan të Shtetit. Tani unë u akuzova pasi u bë një përpjekje për një konspiracion për shkëmbim territoresh se ju kundërvura Sorosit për ndarjen nga ai, Minishengenit të Novi Sad dhe Ballkanit të Hapur. Ata vendosin hegjemoninë serbe në rajon, nuk është e vërtetë që sjell paqe, por destabiltitet. Meqë dështoi ajo, kaluan tek kjo akuzë. Asgjë s’bëra, direkt në Gjykatë të Parisit. Më thanë miq që kjo duket qartë që është politike. Ligji nuk kap një njeri që ka 8 vite që ka lënë detyrën, por për zyrtarë aktuale. Jo i thashë unë, unë e hedh në gjyq për shpifje. Ta provojë në gjyq se unë do mbroj dinjitetin tim. E ka bërë nga lobimi korruptiv i Ramës për Soros. Fill mbrapa doli se burimet e informacioni ishin mediat e kontrolluara nga Rama, raportet e Ramës dhe Soros. Atëhere shpifje, ti çojmë në gjyq, shihemi”, tha Berisha.