Pas protestës së djeshme të thirrur nga opozita, policia e Tiranës ka arrestuar 14 protestues, të cilët akuzohen se kanë goditur efektivët e policisë me sende të forta.
Protestuesit e akuzuar janë kapur nga kamerat e sigurisë duke kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
Dje policia shoqëroi 20 protestues, por pas marrjes në pyetje dhe verikimeve 14 prej tyre u është komunikuar arresti, ndërsa pritet të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ish-deputeti i PD Luan Baçi dhe i biri po hetohen në gjendje të lirë.
Po kështu vijojnë shoqërimet dhe verifikimet edhe nga policitë në qarqe.