Takimi i Mikelës dhe Argjendit, i transmetuar në puntatën e sotme të “Për’puthen” ka qenë vazhdimi i debateve të nisura më parë, ku është përfshirë edhe Ritvana.
Argjendi deklaroi disa puntata më parë se në orën 2 të natës kishte thirrur Ritvanën, duke qenë se ndihej i vetmuar. Mirëpo ky veprim nuk i pëlqeu aspak Mikelës, me të cilën Argjendi kishte takimin këtë javë.
Mikela ka thënë se i ka pëlqyer takimi, por dyshon se Argjendi po aktron. Ajo i ka bërë thirrje konkurrentit të mos luajë me zjarrin dhe i ka thënë se i trajton femrat si objekte.
Pjesë nga debati:
Mikela: Takimi më ka pëlqyer shumë por dyshoj se është aktrim i Argjendit.
Argjendi: Ti duhet të kuptosh një gjë. Me Ritvanën ja kam nisur para teje.
Mikela: Dhe duhet ta takoje pak orë para meje që ti bëjë parapri se çfarë do ndodhë në takim.
Argjendi: Doja ta ftoja të bënim xhiro me makinë por ora policore nuk e pranon dhe do ta ftoja në shtëpi.
Mikela: Ne nuk jemi në fëmijë këtu që të besojmë këtë. Falenderoj Ritvanën që e tha se do vijonte lojën.
Argjendi: Jam mes dy zjarresh.
Mikela: Me zjarrin nuk luhet. Nëse kam bërë një veprim dhe i kërkova ndjesë studios, jo ta bësh 24 orë para takimit.
Argjendi: Puntatën e kaluar të kam thënë “më fal”. Nëse do të kishte pasur më shumë takime, por është vetëm fillimi.
Mikela: Pse duhet ta takoje gjysmë dite para takimit? Po i trajton femrat si objekte.
Argjendi: Unë e pranoj se është pak i tepruar.
Mikela: Ajo ta plasi të vërtetën dhe pranoje. Po luan pisët me ne të dyja. Pse më telefonove dje? Për të më ulur nervat që të mos isha kështu sot?
Argjendi: Të mora sepse mban qëndrim.
Mikela: Çfarë të të thoja? Faleminderit që kërkove Ritvanën para takimit me mua. Më vjen shumë keq se e marr si tallje këtë gjë.