Dy tragjedi janë shënuar në Tiranë brenda 10 minutash ditën e sotme, ku dy persona kanë rënë nga lartësitë e banesave të tyre dhe si pasojë kanë ndërruar jetë. Ngjarjee parë ka ndodhur reth orës 14:00 në rrugën “Mustafa Maçi”, ku një 65-vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij. Sipas deklarimeve të familjarëve, dyshohet se ai kurohej nga depresioni.
Ndërkohë, tragjedia tjetër është shënuar në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku dyshohet se një 77-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa grupi hetimor është duke vijuar nga puna për sqarimin e plotë të rrethanave të dy ngjarjeve tragjike.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
- Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:00, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas kurohej nga depresioni.
- Më datë 19.09.2021, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi V. K., 77 vjeç.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.