Gjatë ditës së nesërme kabineti i ri qeveritar së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama, pritet të betohet te Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00 në Presidencë
Sjellim në vëmendje se pak ditë më parë presidenti Ilir Meta i dërgoi një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkonte informacion në lidhje me ministrat e rinj që kishte propozuar kryeministri Edi Rama. Menjëherë pasi mori konfirmimin nga Prokuroria, Meta dekretoi pa hezituar qeverinë “Rama 3”, e cila u votua më pas në Kuvend dhe u miratua me 73 vota pro.
Sjellim në vëmendje se qeveria e re do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.
Disa muaj më parë mazhoranca kërkoi shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Nga ana tjetër Meta e ka dhënë një sinjal dakordësi me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.