Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku ka njoftuar se tekstet shkollore do te jenë falas duke filluar nga klasa e parë dhe deri në klasën e nëntë.
Nga kjo lloj strategjie e ndjekur sipas tij, përfitojnë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë, që do të mësojnë nga botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
MIRËMËNGJES
dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë.
E ndërkohë kujtojmë që nuk janë të paktat rastet kur kryeministri merr vendime të tilla për dhënien e librave falas. Edhe në vitet e tjera ka ekzistuar një strategji e tillë e dhënies së librave pa pagesë por vetëm për një pjesë të caktuar. Ndërsa këtë vit ky vendim I përfshin të gjitha klasat dhe madje kjo do të jetë diçka më e lehtë edhe për familjet të cilat nuk arrijnë t’u sigurojnë të ardhurat e plotë fëmijës.