Nëse deri tani e kemi parë si Prokurore të Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku ka marrë vendimin e madh, do të konkurrojë për marrjen e mandatit të plotë.
Mësohet se Marku do të kërkoja nga Këshilli i Lartë i prokurorisë marrjen e mandatit që do ta bënte atë për 7 vitet e ardhshme drejtuese të organit të Prokurorisë.
Gara për kryeprokurorin hapet këtë të martë nga KLP dhe pjesë e saj, përveç Markut do të jenë edhe Adnand Xholi, Olsian Çela, Besnik Muçi, Enrik Ligori, Ervin Kondili dhe Plarent Ndreca.
Nga kjo mbledhje pritet gjithashtu që të përcaktohet edhe gara për drejtimin e SPAK, një organi shumë të rëndësishëm të drejtësisë dhe shumë të përfolur.
Ana profesionale, dosjet e bujshme dhe stadet e hetimit të tyre, aftësia profesionale në menaxhimin e hetimit, janë disa nga kriteret që duhet të përmbushin 10 anëtarët e rinj të Prokurorisë së Posaçme të Hetimit, e cila pritet të ngrihet së shpejti. 5 kriteret e posaçme etiko-profesionale janë ato që lidhen me ngritjen në detyrë dhe performaca.