Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar për ndekësit e tij mëngjesin e sotëm pamjet nga kantieri i Ekoparkut të madh të qytetit të Durrësit, pasi siç thotë ai po merr formën e një oazi krejt të rid he mjaft rekreativ.
Bëhet fjalë për Porto Romanon, një zonë të ndotur, në fokus shpeshherë të kronikave jo vetëm në mediat vendase por madje ka rënë edhe në sytë e mediave të huaja ku shpesh herë është bërë pjesë e kronikave si një vend i lënë pas dore dhe në harresë apo siç e citon dhe ai “bombën mjedisore”.
Kreu i qeverisë Edi Rama shkruan se së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive etj.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.