Skip to content
Kronikë

Vrasja në Tropojë/ Dalin detaje të reja, viktima i shkoi në banesë dhe i dhunoi nënën

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Çerem të Tropojës, ku Altin Ismajlisufi vrau me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Isat Goçin. Detaje të reja kanë dalë në dritë ditën e sotme ku sipas Ballkan Ëeb viktima ka shkuar në banesën e tij ku fillimisht është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.

Pasi ka parë nënë e tij të shtrirë në tokë autori i ka kërkuar viktimës të largohet por ky i fundit nuk e ka dëgjuar duke krijuar konflikt.

Në debat e sipër autori ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar Goçin në këmbë, por ai fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se autori është vetëdorëzuar ndërsa policia ka sekuestruar armën e krimit.

Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 15:30  ku u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij një 49-vjçar.

Policia e Tropojës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa është identifikuar 49-vjeçari, Isat Goçaj.Po ashtu  u identifikua edhe autori i vrasjes shtetasi Altin Ismajlisufi.

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë  falë  reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin  Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.