Trajneri i Kombëtares së futbollit, Edy Reja ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Hungarinë. Italiani ka thënë se pret një ndeshje të mirë nga skuadra dhe thotë se duhet të bëjmë një paraqitje si në Poloni, pavarësisht se rezultati ishte negativ.
Reja komentoi edhe humbjen ndaj Polonisë, duke thënë se pas golit të tretë gjërat u komplikuan, por me Hungarinë duhet patjetër një fitore.
”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë.
Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat u komplikuan, një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë”, tha tekniku italian.
Ai vlerësoi edhe kundërshtarin, duke thënë se ka skadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Reja tha se Shqipëria ka lojtarë që mund t’i vendosin hungarezët në vështirësi dhe se ai do të shohë çfarë do të ndryshojë për shkak të mungesave. Për golat e pësuar ndaj Hungarisë, Reja tha se erdhën si pasojë e gabimeve indiciduale e jo për shkak të taktikës.
“E dimë që Hungaria ka skuadër të mirë dhe cilësore, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtën sistem të lojës, por trajnerët kanë mënyrat e tij të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv është një grup i fortë, si në fizik dhe në mbrojtje.
Kemi lojtarë që mund të vendosim lojtarët hungarez në vështirësi, kemi tre mungesa të rëndësishme, do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Nëse ka një analizë preçize, nëse ka statistike ata kanë goditur 5 herë portën dhe kanë realizuar katër.
Ne kemi bërë gabime dhe nuk ka shkuar gjithçka keq, por sepse kemi bërë gabime individuale. Kur sheh rezultatin me 4 gola thuhet që mbrojtja ka shkuar keq. Nëse analizoni golat nuk është se erdhën nga taktikat që kemi bërë në fushë”, tha Reja.