Barcelona nuk e ka tërhequr fanellën e Lionel Messi-t, pasi legjenda argjentinase u largua papritur nga klubi këtë verë.
Do të jetë Ansu Fati, talenti i “La Masia” ai që do të trashëgojë “10-ën” legjendare te katalanasit, teksa klubi e ka bërë njoftimin me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.
Our new number 🔟
Made in La Masia 💙❤️
⭐️ @ANSUFATI ⭐️ pic.twitter.com/co6NcpjxOx— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2021
Që prej largimit të Messi-t numri “10” është përfolur shumë dhe askush nuk ka guxuar të pranojë të veshë një fanellë të një rëndësie të tillë, edhe pse shpeshherë dukej se Philipe Coutinho do e trashëgonte fanellën.
Megjithatë, është sulmuesi i ri spanjoll ai që do të mbajë të veshur fanellën me numrin “10” duke filluar nga sezoni 2021-2022/
Ansu Fati është një ndër talentet më premtues të futbollit europian, ndërsa një dëmtim i rëndë e mbajti jashtë fushës së lojës për thuajse një vit. Ai pritet të bëjë debutimin e këtij sezoni me katalanasit gjatë shtatorit.
Ndërkohë, Barcelona ka konfirmuar edhe numrat e tjerë në fanellat e futbollistëve. “19” dhe “30” do të vishen respektivisht nga Sergio Aguero dhe Pablo Gavi, të dy këto numra që Messi i ka mbajtur mbi shpinë në fillimet e tij me blaugranët.
Pas ikjes së Antoine Griezmann, numrin 7 do e trashëgojë Ousmane Dembele, ndërsa numrin që Ansu Fati la bosh, 17-ta, tashmë i përket Luuk de Jong që u bashkua me Barçën në formë huazimi nga Sevilla.