Shiu dhe era e fuqishme kanë shkaktuar jo pak probleme në qarkun e Lezhës.
Situata u bë aq e rëndë sa janë dëmtuar dhjetëra varre tek varrezat e qytetit, si rezultat i shkëputjes së disa pishave.
Siç duket edhe në foton e mëposhtme, pemët e rrëzuara kanë përfunduar mbi varre duke i shkatërruar ato.
Siç edhe ishte parashikuar zonat veriore po përballen me një mot të ftohtë dhe me reshje borë në lartësitë mbi 1200 metra.
Ndërsa zonat e ulëta kanë prani të erës dhe të shtrëngatave dhe kjo është shoqëruar me rënie pemësh e bllokim rrugësh.