Një ngjarja rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe mbrëmjen e së enjtes, ku një person është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshorten e tij.
Mësohet se është qëlluar shtetasi Sokol Çelaj i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Reç rrëeth orës 22:50. Çelaj ishte duke shkuar me makinën e tij dhe gruan drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i kanë bërë pritë. Nuk dihen ende shkaqet e atentatit. Çelaj, jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në zonë dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve ose të autorit të dyshuar. Nga informacionet paraprake, nuk bëhet ende i ditur shkaku i kësaj vrasje dhe nuk dihen ende se sa persona kanë qenë që kanë qëlluar drejt Çelajt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.