Skip to content
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Malësi të Madhe, ndërron jetë në spital (Emri)

· 2 min lexim

Një ngjarja  rëndë ka tronditur Malësinë e Madhe mbrëmjen e së enjtes, ku një person është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshorten e tij.

Mësohet se është qëlluar shtetasi Sokol Çelaj i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Shkodrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Reç rrëeth orës 22:50. Çelaj ishte duke shkuar me makinën e tij dhe gruan drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i kanë bërë pritë. Nuk dihen ende shkaqet e atentatit. Çelaj, jetonte prej vitesh në Britaninë e Madhe dhe ishte kthyer në Shqipëri më 18 gusht.

Mësohet se policia ka  kryer kontrolle të imtësishme në zonë dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve ose të autorit të dyshuar.  Nga informacionet paraprake, nuk bëhet ende i ditur shkaku i kësaj vrasje dhe nuk dihen ende se sa persona kanë qenë që kanë qëlluar drejt Çelajt.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.