Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka treguar për NBC News, se vaksinat Pfizer ose Moderna pritet të marrin miratimin e FDA për vaksinimin e fëmijëve të vegjël para sezonit të festave. Fauci është shprehur se në qoftë se bindin shumicën dërrmuese të atyre njerëzve që nuk janë vaksinuar ose që nuk duan të vaksinohen, besoj se shohim dritë në fund të tunelit.
Ai më tej është shprehur se Shtet e Bashkuara mund të marrin kontrollin e Covid-19 në muajt e parë të vitit të ardhshëm, me miratimin potencialisht më të gjera të vaksinave që priten në javët e ardhshme. Fauci ndër të tjera në një intervistë televizive më herët u shpreh se miratimi i plotë i vaksinimit hap rrugën që më shumë njerëz të vaksinohen.
” Nëse bindim shumicën dërrmuese të atyre 80 deri në 90 milion njerëzve që ende nuk janë vaksinuar, të cilët ngurronin të vaksinoheshin ose nuk kishin mundësi, mendoj se mund të shohim dritën në fund të tunelit. Nëse mund ta kalojmë këtë dimër dhe vërtet të arrijmë të vaksinojmë shumicën, shumica dërrmuese e 90 milion njerëzve që nuk janë vaksinuar, shpresoj se mund të fillojmë të kemi kontroll të mirë (të epidemisë) në pranverën e vitit 2022, “tha ai.