Skip to content
Kryesore

Sekuestrohen armë, drogë dhe para në Korçë e Pogradec

· 1 min lexim

Policia e Korçës dhe forcat RENEA zhvilluan këtë të premte një super aksion në Korçë dhe Pogradec, ku u kontrolluan 29 banesa të personave të dyshuar si kontingjent kriminal, kryesisht për drogë.

Gjatë aksionit janë shoqëruar 14 persona, disa prej të cilëve pritet të arrestohen.

Në banesat e kontrolluara u sekuestruan armë të ndryshme, përfshirë shotgun, pistoleta dhe armë maskuese si thika në formë stilolapsi.

Gjithashtu, u zbuluan rreth 90 milionë dhe 50 milionë lekë të vjetra, 26 mijë dollarë, si dhe 500 kg karburant i dyshuar kontrabandë.

U gjetën edhe sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, dhe aparate celularë të përdorur për lojëra fati.

Megjithatë, i shumëkërkuari Erjon Llapushi nuk u gjet në banesë dhe aty nuk u zbuluan sende të paligjshme. Hetimet po vijojnë për të ndjekur çdo gjurmë të mundshme të aktivitetit kriminal.